تصاوير منتخب

۰

آلبانی

Mesazhi i liderit të Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Khamanei për të rinjtë në Evropë dhe Amerikë
Mesazh i liderit Islamik te Iranit, drejtuar te rinjve të Europës dhe Amerikës
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Ngjarjet e fundit në Francë dhe disa ndodhi të ngjashme në disa vende të tjera perëndimore më bindën që në lidhje me to të flas me ju në mënyrë të drejtpërdrejtë. Unë ju drejtohem juve të rinj; jo me qëllim që të injoroj prindërit tuaj, por për faktin që të ardhmen e popullit dhe vendit tuaj e shoh në duart tuaja dhe ndjej se kureshtja dhe dëshira për të ditur të vërtetën është më e zjarrtë në zemrat tuaja. Nuk po u drejtohem politikanëve dhe funksionarëve tuaj, sepse besoj se ata qëllimisht e kanë ndarë rrugën e politikës nga rruga e sinqeritetit dhe të vërtetës.

Biseda ime me ju është në lidhje me Islamin dhe në veçanti mbi imazhin që po ju prezantohet juve mbi Islamin.
Gjatë dy dekadave të fundit, përafërsisht pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, janë bërë përpjekje të shumta që kjo fe e madhe të paraqitet si një armik i tmerrshëm. Provokimi i ndjenjës së frikës dhe urrejtjes dhe përftimi nga kjo ndjenjë, fatkeqësisht ka një të kaluar të gjatë në historinë politike të Perëndimit. Këtu, nuk dua të flas për fobitë e ndryshme të cilat u janë injektuar popujve perëndimorë. Nëse vështroni kritikën e studimeve të fundit në fushën e historisë, do të shikoni se si në historiografinë e re është qortuar sjellja hipokrite dhe jo e sinqertë e qeverive perëndimore ndaj kulturave dhe popujve të tjerë të botës. Historitë e SHBA dhe Evropës janë të turpëruara nga skllavëria, nga kolonializmi dhe nga shtypja e njerëzve me ngjyrë dhe jo të krishterëve. Studiuesit dhe historianët tuaj ndjehen shumë të hidhëruar e të poshtëruar nga gjakderdhjet në emër të fesë mes katolikëve dhe protestantëve, apo në emër të përkatësisë etnike dhe racore, që kanë ndodhur gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Kjo, vetvetiu, është për t’u vlerësuar dhe qëllimi im nga përmendja e një pjese të kësaj liste të gjatë nuk është qortimi i historisë, por do të doja që ju të pyesni intelektualët tuaj se përse ndërgjegjja publike në Perëndim gjithmonë duhet të zgjohet me vonesa disadekadëshe dhe nganjëherë edhe disa qindravjeçare? Pse fokusimi në ndërgjegjen publike duhet të ndodhë duke u kthyer në të kaluarën e largët e jo në çështjet ditore? Pse po pengohet krijimi i ndërgjegjësimit publik për një çështje shumë të rëndësishme, siç është mënyra e sjelljes ndaj kulturës dhe mendimit islam?

Ju e dini mirë se poshtërimi dhe përhapja e urrejtjes dhe frikës fiktive nga “të tjerët” ka qenë veti e përbashkët e të gjitha abuzimeve barbare. Do të doja që ju të pyesni veten se përse politika e vjetër e përhapjes së fobisë dhe të urrejtjes, tani me një intensitet të paprecedentë po sulmon Islamin dhe muslimanët? Pse struktura e fuqisë në botë, sot dëshiron që mendimi islam të lihet anash dhe të jetë pasiv? Cilat koncepte dhe vlera të Islamit pengojnë planet e fuqive botërore dhe çfarë dobie sjell krijimi i një imazhi të gabuar për Islamin? Pra, kërkesa ime e parë është që të hulumtoni dhe të studioni qëllimet e këtyre përpjekjeve të errëta kundër Islamit.

Kërkesa ime e dytë është që në reagim ndaj valës së paragjykimeve dhe propagandës negative, përpiquni që të njiheni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësues me këtë fe. Logjika e shëndoshë kërkon që, të paktën, të dini se çfarë është ajo nga e cila ata ju mbajnë larg dhe ju frikësojnë.

Nuk insistoj që ju të pranoni vizionin tim apo ndonjë vizion tjetër rreth Islamit, por them që mos lejoni që kjo e vërtetë e freskët dhe dinamike t’ju prezantohet me qëllime të papastra. Mos lejoni që në mënyrë dinake, terroristët e rekrutuar nga vetë ata, t’jua prezantojnë si përfaqësues të Islamit. Njihuni me Islamin nëpërmjet burimeve origjinale dhe të dorës së parë. Njihuni me Islamin nëpërmjet Kur’anit dhe jetës së Profetit të madh të Islamit, Muhammedit (Paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij!).

Dua t’ju pyes, a i jeni referuar ju direkt Kur’anit të muslimanëve? A keni studiuar mësimet e Profetit të Islamit dhe mësimet e tij etike dhe humane? A e keni marrë ndonjëherë mesazhin e Islamit nga burime të tjera përveç mediave? A e keni pyetur ndonjëherë veten se mbi bazën e cilave vlera Islami arriti të krijojë civilizimin më të madh shkencor dhe intelektual në botë dhe edukoi shkencëtarët dhe intelektualët më të mirë për shekuj me radhë?

Kërkoj nga ju që të mos lejoni që me anë të krijimit të figurave imagjinare të pista e të gënjeshtërta, të krijojnë barrierë emocionale midis jush dhe realitetit, duke ju privuar nga mundësia e gjykimit të paanshëm. Sot, kur mediat e komunikimit kanë thyer kufijtë gjeografikë, mos lejoni që t’ju izolojnë brenda kufijve artificialë dhe mendorë. Ndonëse askush nuk mundet i vetëm të mbushë hendeqet e krijuara, por secili nga ju, me dëshirën për të qartësuar vetveten dhe njerëzit përreth, mund të ndërtojë një urë mendimi dhe sinqeriteti mbi këto hendeqe.

Kjo sfidë e planifikuar më herët midis jush të rinj dhe Islamit, edhe pse është e padëshirueshme, ajo mund të krijojë pyetje të reja për mendjet tuaja kureshtare dhe hulumtuese. Përpjekja për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve është një rast i çmuar që ju ofrohet për të zbuluar të vërteta të reja. Prandaj, mos e humbisni rastin për të fituar një kuptim të drejtë dhe pa paragjykime për Islamin, e ndoshta në saje të ndjenjës së përgjegjësisë suaj përballë të vërtetës, gjeneratat e ardhshme me ndërgjegje më të qetë dhe me më pak mundim do të shkruajnë këtë faqe të historisë së sjelljes së Perëndimit ndaj Islamit.

Sejjid Ali Khamenei
21 Janar 2015

نظرات (۰)
هیچ نظری هنوز ثبت نشده است

ارسال نظر

ارسال نظر آزاد است، اما اگر قبلا در بیان ثبت نام کرده اید می توانید ابتدا وارد شوید.
شما میتوانید از این تگهای html استفاده کنید:
<b> یا <strong>، <em> یا <i>، <u>، <strike> یا <s>، <sup>، <sub>، <blockquote>، <code>، <pre>، <hr>، <br>، <p>، <a href="" title="">، <span style="">، <div align="">
تجدید کد امنیتی
تا 1439...

جستجو

بایگانی

پربازديدها

آخرين نظرات

پيوندها

تصاوير برگزيده

شبکه های اجتماعی